Kukësi nuk humbet shumë kohë, njofton trajnerin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2024, 11:10
Emiljano Çela është trajneri i ri i Kukësit.
Në një njoftim për mediet klubi “verilindor” bën me dije se Çela së bashku me asistentin e tij Alfred Allmanin do të drejtojnë skuadrën në ndeshjen ndaj Tiranës.
“Emiljano Çela do jetë trajneri i ri i ekipit!
Së bashku me asistentin e tij Alfred Allamani do fillojnë përgatitjen për ndeshjen kundra Tiranes!
Suksese Emiljano!”-shkruan Kukësi.
Çela merr drejtimin e Kukësit pas largimit të Stavri Nicës ditën e djeshme, ndërsa misioni është mbijetesa, pasi pas 21 javëve “verilindorët” renditen në vend të parafundit të Superiores me 19 pikë.
