Kupa e Shqipërisë, mësohen katër çiftet çerekfinaliste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2024, 11:19
Turneu i Kupës së Shqipërisë mësoi sot katër çiftet çerekfinaliste.
Duke nisur nga ora 11:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, tetë skuadra të ndara në dy vazo ishin në ethet e goglave të shortit.
Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.
Duelet e para do luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 5 mars.
Shorti:
Erzeni - Vllaznia
Teuta - Tirana
Laçi - Egnatia
Kukësi - Partizani
Ndarja e vazove para shortit:
Vazo 1: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia
Vazo 2: Laçi, Teuta, Kukësi, Erzeni
