PSG “ringjall” interesin për Rashford, gati lëvizjen për sulmuesin e Man United në merkaton e verës
PSG thuhet se po konsideron të bëjë një përpjekje të re për të afruar Marcus Rashford gjatë verës.
Kampionët e Ligue 1 u përpoqën të joshin sulmuesin e Manchester United në verën e vitit 2022, duke i ofruar 400,000 £ në javë. Rashford nënshkroi një marrëveshje të re në Old Trafford me vlerë 300,000 £ në javë në korrik, duke e angazhuar të ardhmen e tij në klub deri në vitin 2028.
Rashford po shfaq një sezon të dobët, ku gjatë pesë muajve ka shënuar vetëm katër gola. Ai gjithashtu vijon problemet e tij me Manchester United, duke mos u thirrur për ndeshjen e së dielës, për arsye disiplinore.
Rashford shënoi 30 gola sezonin e kaluar, duke dhënë kështu përshtypjet se ai do të jetë një aset tepër i vlefshëm për sezonet e ardhshme.
PSG po mendon të bëjë një afrim të ri për të në verë, me të ardhmen e Kylian Mbappe “në ajër”.

