Jo vetëm derbi Inter-Juventus, ka duel mes dy bomberave Lautaro dhe Vlahovic
Në mbrëmjen e së dielës në stadiumin “San Siro,” Inter dhe Juventus vendosin shumë për titullin. Inzaghi dhe Allegri po punojnë intensivisht në strategjitë e tyre për të neutralizuar kundërshtarin.
Megjithatë, një nga qartësitë e tyre është prania në fushë e dy sulmuesve, Lautaro Martinez dhe Dusan Vlahovic, të cilët mbajnë në shpatulla fatin e skuadrave të tyre, Inter dhe Juventus.
Dy lojtarët që ishin protagonistë në përballjen e parë sezonale në “Allianz Stadium,” e cila përfundoi me një barazim 1-1.
Përtej vlerësimeve personale për Lautaro dhe Vlahovic, statistikat janë ato që flasin më shumë. Lautaro Martinez, në moshën 26-vjeçare, po shijon sezonin më të mirë të karrierës së tij.
Si kapiten dhe lider i Interit, ai ka treguar një performancë të jashtëzakonshme, me 19 gola dhe 4 asiste në 20 ndeshje në kampionat.
Edhe pas një dëmtimi në fund të vitit 2023, Lautaro ka rikuperuar formën duke shënuar 4 gola në tre ndeshjet e fundit.
Dëmtimi i Vlahovic në fillim të vitit ka ndikuar në rendimentin e tij, por serbi po tregon një formë shumë të mire. Me 12 gola në 20 ndeshje, Vlahovic po shpërthen, duke shënuar 6 gola në katër ndeshjet e janarit.
Ky lojtar në rritje është bërë një burim motivimi për skuadrën dhe me siguri, Allegri po mbështetet në aftësitë e tij për të vazhduar garën për titullin në Serie A.
Derbi në “San Siro” pritet të jetë një sfidë emocionuese, ku roli i Lautaro Martinez dhe Dusan Vlahovic do të jetë vendimtar për fatin e skuadrave të tyre.



