17 vite nga transmetimi i parë, Altin Sulçe rrëfen jetën e tij në ekranin e “Ora News”: Ky televizion ka kontribut të jashtëzakonshëm edhe për mediat e tjera

Televizioni “Ora News” shënon këtë të mërkurë 17-vjetorin e transmetimit të parë që prej 31 janarit të vitit 2007.

Për të rrëfyer kujtimet dhe përjetimet e tij në këtë institucion të fjalës së lirë, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar moderatori dhe gazetari i emisionit “Ora Sport”, Altin Sulçe.

“Në këto 13 vite që unë kam këtu çdo ditë, rritej televizioni rriteshim dhe ne bashkë me të.

Është bukur sepse bashkërisht këtu me kolegët kërkonim dhe kërkojmë ide të reja. pasi ne kërkonim që të futemi në shtëpitë e shqiptarëve, dhe “Ora News” hyri në çdo shtëpi të shqiptarëve.

Të gjithë kemi mësuar, marrë dhe dhënë nga njëri-tjetri, për të dhënë një produkt.

Dhe kjo nuk është diçka që ti mund ta bësh i vetëm, por është një zinxhir i tërë deri tek ata që janë të paimagjinueshëm. Dhe ky është suksesi”, theksoi ndër të tjera gazetari Altin Sulçe.