17 vite “Ora News”/ Në 31.01.2007, nisi transmetimi i parë: Një shpirt me një mision fisnik dhe një lider në informim!

Televizioni “Ora News” shënon këtë të mërkurë 17-vjetorin e transmetimit të parë që prej 31 janarit të vitit 2007.

Me tepër se një dekadë e gjysëm e kanë bërë “Ora News” një prej televizioneve të preferuar të çdo familjeje shqiptare.

Nën sloganin “Të parët për lajmin e fundit” , “Ora News” vijon t’i shërbejë publikut edhe përmes programacionit të larmishëm.

Është një histori e përbashkët: punë, risi, informim, paanësi, vërtetësi, profesionalizëm, pa kompromis për të drejtën dhe vetëm për Ju. Ishte në fillime dhe mbetet ende sot angazhimi ynë i përbashkët edhe për kohët që do të vijnë.

Në këtë 17-vjetor “Ora News” premton se do të jetë përherë një dritare profesionalizmi dhe vërtetësie.

“Një shpirt me një mision fisnik dhe një lider në informim” për ngjarjet që ndikojnë jo pak jetët e njerëzve.

Emra të njohur të gazetarisë kanë lënë gjurmë në këtë televizion. Kur e nisëm këtë mision ishim disa, sot jemi shumë. Qindra të tjerë kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe së bashku kemi krijuar një media të vërtetë.

Të mirëpritur edhe ata që do të vijnë nga sot e në vazhdim, të gjallë e plot shpresë se e nesërmja do të jetë edhe më e mirë.

Nderim për të gjithë. Nderim për publikun që na ndjek, për çdo bashkëpunëtor dhe të ftuar, për të gjithë ata pa të cilët “Ora News” nuk do të ishte sot.

Rrugëtimi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë i thjeshtë. Kohë të vështira për gazetarinë, sidomos në Shqipëri. Kemi qëndruar fanatikë të së vërtetës dhe kjo na bën të gjithëve krenarë, Ne dhe Juve që na ndiqni.

Gëzuar “Ora News”!