Dështon transferimi i Kean te Atletico Madrid, spanjollët e refuzojnë sepse …
Transferimi i Moise Kean, sulmuesit të Juventusit, në formë huazimi tek Atletico Madrid është një hap larg dështimit. Ditën e hënë, sulmuesi italian ishte në Madrid për të kryer vizitat e tij mjekësore me klubin spanjoll.
Moise Kean e dëshironte shumë këtë transferim pasi kërkon të luajë më shumë dhe të ketë mundësinë të luajë në Euro 2024 me Italinë, por transferimi ndoshta nuk do të ndodhë.
Kjo pasi pas ekzaminimeve mjekësore u diskutua për kthimin në formën e tij optimale fizike. Sipas vlerësimeve të mjekëve, do të duheshin disa javë për ta rikthyer atë në gjendje të mirë, pasi kishte një muaj e gjysmë jashtë fushës.
Atletico Madrid e gjykoi se faza e rikuperimit për Kean ishte shumë e gjatë. Kean do të kthehet në Torino në orët e ardhshme, megjithëse nuk është e sigurt nëse ai do të qëndrojë te Juventus, pasi Leverkuseni ka shfaqur shumë interesim për të.

