Bundesliga/ Leverkusen ndalet në shtëpi, Bayern ngushton diferencën në vetëm 2 pikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2024, 21:03
Bajern Levekusen nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Borusia Mynshenglabah, duke hedhur kështu një hap fals në shtëpi.
Një rezultat ky që i shkon për shtat Bajernit që kësisoj ka ngushtuar diferencën në vetëm 2 pikë.
Pavarësisht sulmeve të shumta, Leverkusen nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës për të zhbllokuar sfidën.
Madje skuadra e Ksabi Alonsos regjistroi 8 gjuajtje në kuadrat, por fati duket se nuk ishte me ta.
Ky ishte barazimi i katërt në 19 javë për kryesuesit e Bundesligës, që në duelin e radhës do të përballet me Darmshtadin e Klaus Gjasulës.
Për sa i përket Granit Xhakës, mesfushori me origjinë shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, teksa u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 47-të.
