Edhe Simeone komenton lamtumirën e Klopp: Fitoret të kushtojnë stres dhe lodhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2024, 15:53
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp njoftoi në mënyrë të papritur se ky sezon do të jetë i fundit nën drejtimin e të kuqve.
Gjermani theksoi se po i shterojnë energjitë dhe se do t’i duhet të qëndrojë për të paktën një vit pushim nga profesioni i trajnerit.
Lamtumirën e Klopp nga The Reds, e komentoi së fundmi edhe Diego Simeone.
Argjentinasi i Atletico Madrid u shpreh se e kupton më së miri kolegun e tij, ndërsa theksoi se fitoret sado kënaqësi, sjellin me vete edhe stres e shumë lodhje.
“Është shumë e vështirë të shpjegosh ndjesitë e të tjerëve.
Klopp është një trajner i madh dhe këtë sezon e ka “ringjallur” skuadrën.
Të fitosh nuk është aspak e lehtë, madje fitoret sjellin me vete shumë stres dhe lodhje”, u shpreh Simeone.