VIDEO/ ''Thriller'' me 5 gola, Bayern Munchen mund Augsburgun dhe i bën presion Leverkusenit kryesues

Bayern Munchen nuk fal në WWK Arena dhe fiton 2-3 ndaj Augsburg.

Goli i shqiptarit Rexhbecaj gëzoi përkohësisht vendasit në minutën e 12-të, pasi u anulua për offside.

Kampionët e Gjermanisë morën epërsinë në minutën e 23-të, goli i parë i mesfushorit Pavlovic me skuadrën e parë.

Për t’i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së drejtuar nga Tuchel mendoi Davies, në të 45-tën.

Augsburg shkurtoi diferencat me Demirovic, përpara se Kane të “vuloste” një herë e mirë fatin e këtij takimi.

Demirovic kompletoi dopietën në minutën e 90-të, gol që shërbeu vetëm për statistikë.

Bayern renditet në vendin e dytë me 47 pikë dhe i bën presion Leverkusenit kryesues.

Humbje që nuk djeg për të besuarit e Thorum, pasi skuadra renditet në vendin e 12-të.

Në takimet e tjera, bie në sy triumfi i Stuttgart me shifrat 5-2 ndaj Leipzig.

Golat:

https://streamin.one/v/1259642b