Manchester City vijon rrugëtimin në FA CUP, Chelsea e Aston Villa ndahen në paqe 0-0

Nathan Ake u kthye në heroin e Manchester City-t, duke i dhënë kualifikimin skuadrës në fazën e 1/16-ve të FA Cup, kundër Tottenham-it.

Kampionët e Anglisë dhe të Europës triumfuan në Londër ndaj Spurs-ave me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të sfidës të shënuar pikërisht nga mbrojtësi holandez, në minutat e fundit.

Një kualifikim i merituar i ‘qytetarëve’, që e dominuan ndeshjen dhe patën raste të shumta shënimi më herët, por që nuk ishin konkretizuar nga Bernardo Silva, Doku apo dhe De Bruyne.

Të besuarit e Pep Guardiolës zhbllokuan rezultatin që në minutën e 5-të me Boob, por VAR-i u prishi festën miqve, duke e anuluar golin për pozicion jashtë loje.

Dominimi i City-t në pjesën e parë vijoi, por nuk arritën dot të dërgonin topin në rrjetë. 45-minutëshi i parë u mbyll pa gola.

Pas shumë përpjekjeve, goli i kualifikimit erdhi në minutën e 88-të.

Sakaq, Chelsea dhe AstonVilla, do të luajnë një ndeshje të dytë, kësaj radhe në fushën e këtyre të fundit, për të përcaktuar skuadrën që do të vijojë rrugëtimin në 1/16-at e FA Cup.

Takimi i parë i zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rrjeta të paprekura. Ekipi i Pochettinos shpërdoroi disa mundësi të arta shënimi me Madueke dhe Palmer. Nga krahu tjetër Aston Villa-s iu anulua një gol në fillim e sfidës, për prekje të topit me dorë.

Armando Broja e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u hodh në fushë në minutën e 77-të, por nuk mundi dot të linte shenjë në këtë përballje.

Dy takimet e tjera, Bristol City-Nottingam u mbyll 0-0 dhe Sheffield Wed-Coventry 1-1, ku dhe në këto dy sfida do të kemi ripërsëritje të dueleve mes tyre.