VIDEO/ Incident i pazakontë në Bundesligë, lojtari godet albitrin anësor me top në kokë. E zëvendëson gjyqtari i katërt

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Bundesligën gjermane.

Topi i goditur nga një futbollist e rrëzoi arbitrin e ndeshjes, i cili më tej nuk arriti që të vazhdonte gjykimin.

Ndeshja mes Volfsburgut dhe Këlnit, në kuadër të javës së 19-të të Bundesligës, u ndërpre në minutën e 14-të pasi u dëmtua arbitri anësor, Thorben Siver.

Konkretisht, ndihmës arbitri është goditur në kokë nga lojtari mysafir Finkgrafe, i cili gjuajti fort topin nga fusha.

Volfsburgu ishte në sulm dhe Finkgrafe reagoi duke e larguar topin nga zona e rrezikut.

Fatkeqësisht, topi goditi anësorin Siver në kokë, i cili nuk ishte në gjendje të vazhdonte të gjykonte.

Ai u zëvendësua nga arbitri i katërt dhe arbitri rezervë zbriti nga tribuna për të marrë rolin e arbitrit të katërt.

Siverit iu dha menjëherë ndihma e parë në fushë, pasi situata nuk ishte aspak e mirë dhe takimi u ndërpre. Pas 7 minutash ndeshja vazhdoi.