Tjetër fitore me përmbysje për Real Madridin, "Galaktikët" mundin Las Palmasin dhe shkëputen +2 pikë në krye të LaLigas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2024, 18:26
Real Madrid tregon edhe njëherë forcën e karakterit teksa fitoi me përmbysje në transfertë ndaj Las Palmas me shifrat 2-1.
Madrilenët pësuan të parë në fraksionin e dytë, kur në minutën e 53, Munoz mposhti portierin Lunin.
Megjithatë, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti ia dolën të përmbysnin falë golave të Vinicius Junior dhe Tchouameni, respektivisht në minutat 65 dhe 84.
Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe madrilenët morën tre pikë shumë të rëndësishme, teksa tashmë ngjiten në kuotën e 54 pikëve dhe për momentin ngjiten në vendin e parë duek kaluar Gironën.
Ndërkohë, Las Palmas mbetet në vendin e tetë me 31 pikë.
