Shorti i Kupës së Mbretit/ Muriqi sfidon Sociedadin, Atletico Madrid kundër Bilbaos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2024, 15:30
Është hedhur sot shorti për fazën gjysmëfinale të kompeticionit më të vjetër në Spanjë, “Copa Del Rey”,
Mallorca e Vedat Muriqit gjeti përballë baskët e Real Sociedad, me sfidën e parë që do të luhet në ishull. Mallorca vjen në këtë fazë pasi kaloi me sukses katalanasit e Gironas, ndërsa nga ana tjetër, Sociedadi mposhti në 1/16-at ekipin e Celta Vigos.
Atletico Madrid që kaloi me vështirësi Sevillan do të ndeshet ndaj Athletic Bilbaon, me këta të fundit që eliminuan me një paraqitje fantastike skuadrën e Barcelonës. Takimet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më datë 7 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit 3 javë më vonë
