Vasili publikon dokumentin: Në 2022 u refuzua në Komisionin e Reformës Zgjedhore, kërkesa e PL-së për masakrën zgjedhore

Postimi i Petrit Vasilit:

Ne tetor 2022 u refuzua ne Komisionin e Reformes Zgjedhore kerkesa e PL per te adresuar masakren zgjedhore!(Dokumenti).

Si anetar i Komisionit te Reformes qe ne 12 tetor 2022 i jam drejtuar me kerkese zyrtare me nr Prot.3356 per te analizuar dhe reflektuar perpara cdo gjeje per masakren zgjedhore te 25 prillit 2021.

Kerkesa u refuzua me egersi mafioze nga maxhoranca rilindase ne Komision.

Kjo provonte qarte se grabitesit rilindas te zgjedhjeve nuk kane asnje vullnet per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Sot situata eshte akoma edhe me e rende sepse masakra zgjedhore eshte thelluar me zgjedhjet lokale te 14 majit 2023.

Çdo Reforme e vertete zgjedhore fillon nga eliminimi me cdo kusht i shkaqeve, qe shkaterruan zgjedhjet dhe ku fajtori i vetem i certifikuar eshte Edi Rama dhe qeveria e tij.

Marrja peng e Komisionit te Reformes Zgjedhore nga qeveria dhe bishtst opozitarë ka vetem nje qellim, asgjesimin e votes se lire dhe te pluralizmit ne Shqiperi

Bllokimi i qellimshem per plot dy vjet i Komisionit nga rilindja dhe bishtat e saj ne opozite eshte nje atentat i qarte ndaj zgjedhjeve te lira dhe gares se barabarte zgjedhore.

Opozita nuk do te pranoje kurre nje Komision farsē, qe sherben si alibi per rrembimin eshitblerjen e zgjedhjeve te radhes.

Kerkesa jone e tetorit 2022 dhe refuzimi i saj ishin preludi i lojes mafioze, qe ka ndodhur keto dy vjet me Komisionin e Reformes Zgjedhorem ndaj po jua risjell ne vemendje.