Berisha ua thotë në sy prokurorëve të SPAK: Ju po përdoreni nga Edi Rama, piramidë turpi!
Sali Berisha ka folur në dalje të SPAK pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK për çështjen e dosjes Partizani.
Berisha: U thash që kam ardhur aty që tua them në sy në emër të gjithë demokratëve dhe popullit, që kam denoncuar Ramën dhe ju si një grup të strukturuar kriminal që përdoreni prej tij. Kam ardhur aty që të shemb piramidën e turpit me shpifje dhe mashtrime, pa të vërteta, por vetëm zbatim të porosisë politike kundër opozitës.
Jua thash se jam aty për të shembur piramidën e tyre dhe aktet antikushtetuese, me masat kundër meje në shkelje të kushtetutës. Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja anti ligjore dhe vendimin tua për t’i marrë pushtetin parlamentin për Edi Ramën. Refuzuan provat sepse nuk mund të ndodhë kurrë në një vend, sepse ishin shkatërrimtare si prova, sepse shembnin piramidën e tyre. U thash se cili ka bashkëvepruar me Edi Ramën dhe McGonigal.
