“1 zonë elektorale”/ Flasin ekspertët, Taulla: Proporcionali kombëtar, sistem i mirë! Meta: Nuk mjafton sistemi, duhet ...

Ekspertët e zgjedhjeve thonë se sistemi proporcional kombëtar i propozuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës është një sistem i mirë, por leximi i votës në mënyrë të duhur bëhet vetëm me vullnet politik.

Shqipëria një zonë elektorale është i arritshëm për vitin 2025 sipas ekspertëve, të cilët flasin për avantazhet dhe dizavantazhet e këtij sistemi.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka propozuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor ku parashikohet që në Kodin e ri Elektoral të kemi vetëm një zonë zgjedhore.

Për ekspertët kalimi në sistemin proporcional kombëtar ka favorin e madh që pesha e votës është e njëjtë për çdo qytetarë që bën zgjedhjen në kutinë e votimit.

Por pavarësisht nevojës për ndërrimin e sistemit, Dritan Taulla nga KRIK dhe Gerta Meta nga Shoqata për Kulturë demokratike thonë se vota e shqiptarëve do të numërohet saktë vetëm atëherë kur të ketë vullnet politik.

Problemi i Shqipërisë një zonë zgjedhore është përfaqësimi i qytetarëve në parlament, që ekspertët thonë se tanimë ai është dobësuar ndjeshëm.

Reforma zgjedhore ka qenë krye-temë e politikës që nga nisja e vitit ndërsa mbledhja e parë e Komisionit të reformës zgjedhore e thirrur javën e kaluar dështoj për shkak të aksionit të opozitës në Kuvend!