Boçi nga SPAK: E trishtueshme, këto institucione që janë shndërruar në detashmente të Partisë Socialiste

Luçiano Boçi, nënkryetari i PD, duke pritur bashkë me demokratë të tjerë dhe mbështetës, daljen e kreut të opozitës, Sali Berishës, nga SPAK, ku ai u paraqit sot për t’u marrë në pyetje për herë të parë, deklaroi për "Ora News".

"Së pari doja të thoja se z. Berisha nga denoncuesi kryesor sot është marrë në pyetje pikërisht nga të denoncuarit kryesorë që janë këto institucione që janë shndërruar në detashmente të Partisë Socialiste. Pasi kanë ndërtuar një hetim politik mbi një kallëzim politik dhe me një proces të montuar politik pa asnjë akuzë ndaj liderit të opozitës Sali berisha.

Dhe ky fakt e shndërron të gjithë këtë lloj përplasjeje me shtet mafioz në një akt denoncues. Dhe ardhja e Berishës këtë sens ka, që në seancën e pyetjeve që ai të tregojë të vërtetat se si këto institucione kanë dalë përtej asaj drejtësie që iu shit shqiptarëve dhe sot janë në funksion dhe në komandën e Edi Ramës”, u shpreh Luçiano Boçi.