Gështenja: Në momentin që i jepen të drejtat Kushtetuese opozitës, parlamenti kthehet në normalitet
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja në një intervistë në Ora News foli për reformën zgjedhore dhe situatën brenda PD-së. Gështenja u shpreh se nëse opozitës i jepen të drejtat kushtetuese, parlamenti do kthehet në normalitet.
Gështenja: PD dhe opozita kanë që nga shtatori që janë në një aksion lidhur me mënyrën se si është sjellë kjo mazhorancë me opozitën.
Ajo cfarë opozita ka kërkuar në Parlament por edhe në komisionet parlamentare është ngritja e komisioneve hetimore, riformatimi i komisionit të reformës zgjedhore dhe përfshrija në kalendarin e punimeve të të gjitha propozimeve për projektligje të caktuara që ka bërë opozita.
Në momentin që opozitës i jepen këto të drejta, kthehemi në normalitet.
Në momentin që i jepen të drejtat kushtetuese opozitës, parlamenti i kthehet normalitetit.
