VIDEO/ Sot për herë të parë në SPAK për "Partizanin", policia pret poshtë pallatit të zbresë ish-kryeministrin Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur sot për t’u marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ndërkaq poshtë banesës së tij janë paraqitur efektivë policie dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore për ta shoqëruar.

Po ashtu kanë mbërritur edhe avokatët e tij.

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.

Teksa vetë nuk ka bërë asnjë koment nëse do të shkojë apo jo, e bija e Berishës, Argita Malltezi deklaroi në një dalje për mediat se ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK.

Po ashtu bëhet me dije se në mbështetje të tij do të shkojnë dhe deputetë të opozitës.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, pas më herët nuk ka pranuar as të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.

AVOKATET FUTEN TE SHTEPIA E ISH-KRYEMINISTRIT