Gjykatësja në mbrojtje të posaçme, Manja: Në mbështetje të profesionistëve të drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 19:46
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh në mbështetje të profesionistëve të drejtësisë.
Në një postim në rrjete sociale, Manja shkroi se, “sot, një gjykatëse e nderuar u vendos në mbrojtje të posaçme për shërbimin e drejtësisë”.
“Bashkohemi në mbështetjen ndaj saj dhe të gjithë profesionistëve të drejtësisë. Të drejtat dhe siguria e punonjësve publikë janë thelbësore për shoqërinë tonë”, deklaroi Manja.