Rekomandimet e PE-së për Shqipërinë, Hoti: U theksua nevoja për Komisione Hetimore, për kontrollin e parlamentit
Deputetja e PD-së, Elda Hoti në një intervistë në Ora News foli për rekomandimet e PE-së për Shqipërinë. Hoti u shpreh se sipas rekomandimeve të PE-së, u theksua funksioni i domosdoshëm i kontrollit të balanacimit të parlamentit.
Hoti: Në fakt rezoluta e miratuar në Këshillin e Europës flet për problematikat që opozita ka ngritur prej disa muajsh në parlament dhe prandaj jemi në protestë.
Sipas rekomandimeve të PE u theksua funksioni i domosdoshëm i kontrollit të balancimit të parlamentit duke theksuar nevojën për komisione hetimore.
Po ashtu u evidentua ligji për komisionet hetimore që u miratua pa konsensusin e opozitës.
Nuk mund të sillet institucioni i presidencës si zyrë noteriale e Ramës.
PE shpreh keqardhje që prej dy vitesh nuk është bërë asnjë përparim në miratimin e ndonjë teksti që është bërë nga OSBE ODIH. PE jep një rëndësi për gjithëpërfshirjen në reformën zgjedhore.
