PE miraton rekomandimet për projekt-rezolutën për Shqipërinë: Në Reformën Zgjedhore të përfshihet edhe opozita

Komiteti i Parlamentar i Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri ka zhvilluar mbledhjen e tij të 17 me 22 janar 2024 në Bruksel.

Në këtë mbledhje u trajtuan çështje si: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Politikat e Zhvillimit Ekonomi, Media, Shoqëria civile, rinia dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

PE në këtë mbledhje ka miratuar rekomandimet për projekt-rezolutën për Shqipërinë, ku kërkohet që në Reformën Zgjedhore  të përfshihet edhe opozita dhe po ashtu Kimisionet Hetimore të forcohet për të rritur llogaridhënien.

Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë.

Të përdoren Komisionet Hetimore për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.

Parlamenti Europian bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë. Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore:

-Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.

-Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.

Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.