Hasani takon McAllister: Mbështetje të ardhmes evropiane të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me David McAllister, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, në Bruksel.

Hasani u shpreh në një psotim në rrjetin social X, “falënderues ndaj Komitetit AFET për mbështetjen e zëshme të së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit të saj në BE, si dhe për angazhimin personal të McAllister”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e 17-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Gjatë takimit, do të diskutohet rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Komisioni Evropian, si mjeti më efikas me të cilin rajoni do të filloje të përfitojë gradualisht akses më të zgjeruar në tregun e vetëm të BE-së, si dhe do të zvogëlojë hendekun zhvillimor ekonomik mes tij dhe BE-së.