“Vetë i çuat dhe i vratë”/ U shoqërua pasi protestoi gjatë homazheve për ''21 Janarin'', Berisha: Stop terrorit ndaj të riut (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një postim në rrjetet sociale për shoqërimin e të riut, i cili protestoi gjatë homazheve në përkujtim të viktimave të 21 Janarit.

Berisha kërkon të ndalohet terrori ndaj të riut, Daniel Katana, i cili sipas tij u terrorizua nga narkobanditë, pasi me guxim ia plasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 Janarit se vet i çuat dhe i vratë.

Katër narkobanditë terrorizojnë të riun Daniel Katana i cili me guxim ia përplasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 janarit se vet i çuat dhe i vratë!, shkruan Berisha në Facebook.