"Përplaset makina e Taulant Ballës"/ Berisha nxjerr foton: Policisë po i bëhet presion të fshehi aksidentin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2024, 22:30
Sali Berisha ka denoncuar një skandal në radhët e Policisë së Shtetit e cila po fsheh një aksident të ndodhur në Tiranë.
Sipas denoncimit të ardhur në adresë të Berishës, makina me targë ‘475’ është përplasur në zonën e ‘Astirit’ dhe i përket familjarëve të ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës.
‘Po bëhet presion edhe policëve ta mbajnë të fshehur…nuk dihet fati i të aksidentuarve’, thuhet në denoncim.
Policia fsheh aksidentin e makinës së Taulant “Begos”. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Pershendetje Dr Aksident ne Astir. Fajtore eshte makina me targe 475 e familjes se Taulant Balles dhe po behet presion edhe policeve ta mbajne te fshehur…nuk dihet fati i te aksidentuarve.
