Bruksel, Hasani në takimin e 17-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 10:02
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e 17-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Gjatë takimit, do të diskutohet rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Komisioni Evropian, si mjeti më efikas me të cilin rajoni do të filloje të përfitojë gradualisht akses më të zgjeruar në tregun e vetëm të BE-së, si dhe do të zvogëlojë hendekun zhvillimor ekonomik mes tij dhe BE-së.
