Andoni: PD të ulë armët dhe të çohet para reforma në drejtësi, duhet futur një sens pragmatizmi

I ftuar në Ora News, analisti Ben Andoni u shpreh se Basha nuk e përfaqëson PD-së sepse ka 8 deputetë, ndërsa presa tjetër është e ndarë mes Bardhit dhe Berishës.

Ai shtoi se palëve nuk u kushtonte asnjë moment që të ulnin armët, sepse kanë një urrejtjet më të madhe mes vetes në PD sesa për Ramën dhe ta çonin përpara reformën.

Andoni: Në komisionin zgjedhore është akoma znj. Duma dhe çfarë mirë vendin e saj mund të ishte një nga Rithemelimi. Basha nuk e përfaqëson PD-së sepse ka 8 deputetë, ndërsa presa tjetër është e ndarë mes Bardhit dhe Berishës. Prandaj një proces i tillë kërkon një pragmatizëm. Sot ka qenë afati i fundit për votën e Diasporës. Palëve nuk u kushtonte asnjë moment që të ulnin armët, sepse kanë një urrejtje më të madhe mes vetes në PD sesa për Ramën dhe ta çonin përpara reformën.

Duket se sërish Kodi Zgjedhor do të realizohet me ndërfutjen e të huajve. Duket se me thirrjen e OSBE-së duan të lajnë duart, pasi palët nuk duan të tërhiqen. Kjo nuk i shërben demokracisë në vend. Duket se kjo nuk i pëlqen pjesës së Rithemelimit, sepse duket se nuk po fusin një sens pragmatizmi. Gjithmonë e më shumë politike ka qasje më të vogël në publik dhe nuk artikulojnë interesat e publikut.