TRYEZA E SHKUPIT/ Kovaçevski: Futja e Ballkanit në tregun evropian. Rama: Nuk jemi më të mirët, por...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se takimi i liderëve të rajonit me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së që po mbahet në Shkup është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimorë.
Sipas tij në këtë takim do të bisedohet edhe për futjen e Ballkanit Perëndimorë në tregun e përbashkët të BE-së.

“Qëllimi është që të bisedojmë për Planin për Rritje të Ballkanit Perëndimorë që paraqet aksion konkret të Bashkimit Evropian në pjesën e rritjes së bashkëpunimit rajonal mes shteteve. Bisedimet kanë filluar mbrëmë me një darkë të përbashkët të liderëve.
Do të miratojmë një deklaratë të përbashkët e cila do të paraqes përkushtim për kryerjen e aktiviteteve që prezantojnë fillimisht reformat në shtete tona, e dyta rritja e bashkëpunimit dhe e treta zbatimi i aktiviteteve nga Plani për Rritje, që do të sjell reforma, do të sjell dhe instrumente financiare në shumë prej 6 miliardë euro”, -deklaroi Kovaçevski duke shtuar se bisedohet edhe për aktivitete konkrete.
Po ashtu, fjalën e mori kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili theksoi se vendet e Ballkanit kanë arritur shumë.
"Nuk jemi më të mirët, por kemi arritur shumë pika që kanë bërë të mundur të jemi këtu ku jemi", tha Rama.
Rama deklaroi se është dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE merr 400 mijë euro ndihmë, ndërsa vendet e tjera vetëm 130 mijë.
“Dua të falënderoj miqtë tanë! Rëndësia e kësaj iniciative për vendet dhe stabilitetin paqen e prosperitetin e rajonit. Dua të falënderoj Kopman, që dëshiron të nxisë procesin. Para një viti në Tiranë u ballafaqua me një melankoli nga ana ime për integrimin në BE, ishte i duruar dhe dëgjoi atë që ishte frustrimi ynë kryesor, që procesi i integrimit ishte që nëse je anëtar fiton gjithçka, nëse jo nuk fiton asgjë.
Problematika mes asaj që marrin vendet anëtare është dëshpëruese. Përpjekjet për konvergjencë janë patetike dhe ky është fakt. Një nga vende fqinje që është pjesë e BE, nga Unioni çdo vit fiton rreth 400 mijë për qytetarët, ndërsa ne marrim rreth 130 për qytetarët. Ky është problemit. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim”, tha ai.
Mesazhi i Komisionit Evropian

Drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Koopman deklaroi nga konferenca “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, se plani mund të ndihmojë në përshpejtimin e aderimit në BE.
Koopman dhe një mesazh për vendet e rajonit, ndërsa bëri thirrje qw ato të mos bllokojnë njëra-tjetrën.
“Ajo që është më e rëndësishme, tregon interesim tuaj për avancim dhe ne tentojmë t’ju ndihmojmë sepse besojmë se plan i rritjes do të ndryshojë rajonin, mund të zgjidhë konvergjencën e rajonit, dhe mund të përshpejtojë aderimin në BE.
Jam i inkurajuar për punën e bërë deri më tani me reformat, dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga BE. Vendosëm kusht që ju nuk duhet t’i bllokoni fqinjët tuaj. Duam të vini me ne. Mund të bllokoni vetëveten nëse bllokoni fqinjët. Nuk do të keni mundësi për të hyrë në treg sepse kostoja është shumë e lartë”, tha Koopman.




