“Ambientet e mbyllura favorizojnë virozat”/ Mjekët: Mosha e tretë më pak e prekur nga gripi, u ndihmuan nga vaksinat

Shumë qytetarë po ankohen për gjendje të rënduar shëndetësore ku kryesisht vuajnë nga kolla e thatë apo me sekrecione temperaturë e dhimbje koke. Për mjekët këto janë simptomat e virozës që po qarkullon në vend ndaj apelohet për kujdes të shtuar që gjendja er tyre mos përkeqësohet

Vendi ynë është duke u përballur me virozat dhe gripin sezonal që po shkaktojnë probleme jo të lehta tek qytetarët.

Mjekët thonë se shumë fëmijë e të rritur po paraqiten ditët e fundit në qendrat shëndetësore me temperaturë, dhimbje koke dhe kollë.

Mjekja Bruna Toçilia thotë se më të rrezikuar janë personat që frekuentojnë ambientet e mbyllura.

Për mjeken mosha e tretë ka shënuar më pak raste, e për këtë duket se një rol ka pasur dhe vaksinimi.

Paraqitja në kohë te mjeku dhe monitorimi i shëndetit është një mënyrë e mirë që gripi mos të kalojë në ftohje.