Berisha: Provat përvëluese të paraqitura nga avokatët, dëshmonin se ‘skapistët’ janë veglat e Ramës

Sali Berisha, në protestën e 19-të rresht në mbështetje të tij, akuzoi prokurorët e SPAK se janë vegla të Edi Ramës.

Sipas Berishës, avoketërit nxorën prova përvëluese të cilat dëshmojnë se skapistët janë vegla të Ramës.

Berisha: Po në 24 orët e fundit, Edi Rama me skapin e tij, larot e tij, vendos të tregojë para shqiptarëve se ka krijuar mekanizmin e përjashtimit nga parlamenti të çdo deputeti pavarësisht i mazhorancës apo opozitës, për të përfaqësuar në parlament qytetarët që e kanë votuar përsa kohë që ka mandatin.

Por ata nuk kanë ligj, nuk kanë moral, janë të korruptuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, qeveri. Dje u paraqitën nga avoketërit prova përvëluese të cilat u dëshmonin larove të Edi Ramës, skapistëve, grupit të strukturuar kriminal se ata janë nën urdhrat e Edi Ramës, se ata janë veglat e Edi Ramës.

Ata janë vegla të Edi Ramës ndaj dhe këto prova refuzuan ti merrnin njëlloj sikur të ishin reparti i sigurimit të shtetit. Denonconi çdo orë, çdo ditë Edi Ramën si kreun e organizatës kriminale qeveri, dhe skapin e tij si një organizatë kriminale.