Socialistët i shmangen kaosit/ Situata e krijuar nga opozita, komisionet e Kuvendit zhvillohen online
Kaosi i krijuar nga opozita ka bërë që komisionet e kuvendit të vijojnë online.
Këtë të enjte, Komisioni i Ligjeve, i jashtmi dhe i ekonomisë nuk u zhvilluan fizikisht për të shmangur përplasjet me anëtarët e grupimit Berisha-Bardhi.
Përplasjet mes debutetëve dhe kaosi i krijuar nga opozita ka bërë që komisionet e kuvendi të zhvillohen përsëri online dhe vetëm me pjesëmarrje të socialistëve.
Këtë të enjte parashikohej që të zhvilloheshin tre komisione përkatësisht ai i jashtëm, i ligjeve dhe i ekonomisë, të cilat do të diskutonin projektligjet dhe projektvendimet të ndryshme.
Debatet e një dite më parë bënë që diskutimet të zhvendoseshin online, për të shmangur aksionin e demokratëve
Një pjesë e grupimit opozitar prej muajsh tashmë bllokojnë parlamentin për shkak se nuk janë plotësuar disa kërkesa të tyre, si ngritja e komisioneve hetimore apo ndryshimi i anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore.
