30 raste në ditë në pediatri, mjekët: Shkak temperaturat e frekuentimi i çerdheve, kopshteve
Në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, paraqiten rreth 25-30 fëmijë në ditë me simptoma të virozëve të stinës; temperaturë dhe dhimbje fyti. Mjekët pediatër apelojnë që prindërit t’i monitorojnë fëmijët me kujdes në mënyrë që viroza mos të kthehet në ftohje.
Në një ditë të zakonshme në poliklinikat e kryeqytetit 20-30 prindër kërkojnë ndihmën e mjekëve për fëmijët e tyre për shkak të virozave të stinës dhe gjendjes gripale.
“Ka qenë situatë jo e qetë përsa i përket gravitetit sepse kanë qenë të rënduar.”
Mjeku pediatër Bektash Madri, në qendrën shëndetësore nr. 10, përmendi disa nga simptomat.
“Temperatura ka qenë shenja kryesore në të gjithë format infeksionit.”
Kontakti me mjekun specialit duhet të jetë i vazhdueshëm, për shkak se komplikacionet nga gjendja gripale janë të shpeshta.
“jo radhë shohim se infeksionet kalojnë në infeksione të rrugëve të poshtme që kalojnë në bronkopneumoni ose pneumoni që mund të kërkojnë edhe shtrim në spital.”
Mjekët bëjnë apel që prindërit të jenë të vëmendshëm edhe në përdorimin e antibiotikëve.
Kjo situatë për mjekët është e përballueshme por kujdesi duhet të jetë i shtuar.
