Inagurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh drejt mbrojtjes së botës digjitale

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi inauguruan sot Njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike.

Kryeministri Rama e cilësoi inaugurimin e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, një hap të madh drejt mbrojtjes së botës digjitale.

“Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekspertizën e specializuar të profesionistëve dhe teknologjinë e avancuar, kjo njësi do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit”, u shpreh kryeministri.