“S’ka të lënduar”/ M.Z.SH në Shkodër zbardh dinamikën e operacionit kundër flakëve në pavionin e Kirurgjisë: U njoftuam në 18:08 dhe...

Reparti i zjarrfikësve në Shkodër zbardhin dinamikën e operacionit kundër flakëve që përfshinë pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.

Sipas Zjarrfikësve , edhe pse po vijohet me hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, që për fat të mirë nuk ka të lënduar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë.

Njoftimi i M.Z.SH

“S’ka të lënduar”/ M.Z.SH në Shkodër

Pas një telefonate në sallën operative të M.Z.SH. në nr: 128, në orën 18-08 min ditën e sotme me përgjegjës informacioni z.Myfit Zalli, ka ardhë një telefonatë se pranë spitalit rajonal, në repartin e kirurgjisë ka rënë zjarr.

Menjëherë është nisur ne vendgjarje turni, i cili është në shërbim 24 orësh.

Në ndihmë të tyre kanë mbërritur menjëherë në kohë rekord, Drejtori i M.Z.SH z.Agim Ponari, Shefi i Ndërhyrjes Opercionale z. Bashkim Ramaj për menaxhimin e situatës, si dhe turni i gatshëm, i cili është në gadishmëri edhe në ditën e pushimit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe menaxhimit perfekt të situatës çdo gjë është vënë nën kontroll, pavarësisht se tek personeli i spitalit si dhe tek pacientët ka pasur panik. Fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

Respekt dhe mirenjohje për M.Z.SH. Bashkia Shkodër!

Zoti ju ruajt për punën e vështirë që bëni çdo ditë. Jeni heronj!

Zjarri në pavionin e kirurgjisë, flet drejtori i spitalit të Shkodrës: Pacientët u evakuuan në kohë