Fluks rastesh në urgjencën e spitalit të Korçës, 70 fëmijë çdo ditë në Pediatri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2024, 13:19
Vijon të mbetet i lartë numri i personave që kërkojnë ndihmë në urgjencën e spitalit të Korçës për shkak të virozëve dhe gripit.
Mesohet se vetëm në urgjencën e Pediatrisë shkojnë për të marrë shërbime çdo ditë rreth 70 fëmijë.
Po ashtu edhe në urgjencën e spitalit ka fluks të të rriturve që kërkojnë ndihmë, ndërsa disa prej tyre shtrohen në raste komplikacioni. Sakaq, ka dhe nga ata pacientë që zgjedhin të kurohen përmes mjekut të familjes./News24
