FOTO-Lajmi/ Tërmeti në Lushnjë, banorët dolën mbrëmë në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2024, 09:28
Një tërmet me magnitudë 4.6 i u regjistrua në Dushk të Lushnjës pas mesnatës.
Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin e Vlorën.
Nga lëkundjet nuk u raportuan dëme materiale, por tërmeti shkaktoi frikë veçanërisht te banorët e Lushnjes, ku u ndje më i fortë.
Pavarësisht temperaturave të ulëta, dhjetëra banorë të Lushnjës dolën dalë nga shtëpitë pas lëkundjeve.
