Zjarri në spitalin e Shkodrës, flet një nga pacientët: Në dhomë ishim dy veta, ishim duke marrë serum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2024, 19:14
Reparti i kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por është dashur zhvendosja e pacientëve.
Shërbimi zjarrëfikës ka ndërhyrë menjëherë, duke vënë nën kontroll zjarrin.
Për këtë rast flet edhe një nga pacientët.
''Brenda në dhomë ka ra zjarri. Frikë kishte se na nxorrën përjashta, ra alarmi.
Na ra si bombë. Te dhoma ishim vetëm dy veta, ishim duke marr serumin.
Kemi dal direkt jashta'', tha nje nga pacientet.
