VIDEO/ “Mori” nuse 14-vjeçare, Gjykata e Fierit lë në burg Aranit Arapin

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier, peë 34-vjeçarin, Aranit Arapi, i akuzuar për veprën penale kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Ai ka dale sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, për t’iu dhënë masa e sigurimit, ndërkohë, që duke qenë se viktima është e mitur, çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.

Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës minorene me të cilën kishte 10 muaj martesë.