Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, vetëm dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2024, 09:18
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodhel.
Raportohet se ka vetëm dëme materiale.
Në momentin që ka rënë zjarri, ndodheshin katër persona në banesë ndërsa kryefamiljari kishte dalë për në punë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
