Përfshihet nga flakët reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, ndërhyjnë zjarrfikësit
Perfshihet nga flaket reparti i kirurgjise ne spitalin e Shkodres.
Zjarri ka rene ne dhomen e nje prej mjekeve por fatmiresisht nuk ka te lenduar ne njerez.
Reparti zjarrefikes ka nderhyre me shpejtesi duke vene nen kontroll zjarrin.
Ne momentin e zjarrit pacientet dhe stafi i infermiereve dhe mjekeve jane zhvendosur ne nje mjedis te sigurte te spitalit dhe nuk kane probleme.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
