Bozheku: Basha u rikthye nga letargjia e tij, njerëzit ndihen të zhgënjyer nga opozita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2024, 21:14
Avokatja, Enida Bozheku e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se sot Basha u rikthye nga letargjia e tij dhe se njerëzit ndihen të zhgënjyer nga opozita se nuk gjejnë përfaqësim tek ajo
Bozheku: Në situatën aktuale, opozitarizmi aktual që është thuajse i shumëzuar me zero tek qytetari krijon pasiguri.
Ose më saktë krijon bindjen e brendshme që pushteti është konsoliduar.
Pra është një dorëheqje passive që qytetarët ndjejnë.
Meqenëse sot qenka rikthyer nga letargjia e tij Basha, qytetarët thonë shyqyr doli më në fund.
Por kjo mund të shihet në këndvështim pozitiv dhe negative.
