Shano: Basha nuk do jetë ndonjëherë në gjendje të prodhojë politikë, PD duhej të ndahej nga e shkuara
Nga Beti Njuma Përditësimi i fundit 11 Janar 2024, 20:42
Ekonomisti, Dritan Shano i ftuar në studion e lajmeve në Ora News foli për zhvillimet brenda opozitës. Shano u shpreh se Basha nuk do jetë ndonjëherë në gjendje të prodhojë politikë.
Shano: PD duhej të ndahej nga e shkuara sado e lavdishme të ketë qenë ajo.
Pra duhet të ishte një parti që ripropozonte veten e saj me njerëz me ide me një komunikim krejt tjetër.
PD jo vetëm që nuk u nda nga e shkuara por sot është në varësi të të shkaurës, rri poshtë një ballkoni.
Unë nuk mendoj se Basha do jetë ndonjëherë në gjendje të prodhojë politikë
