Sherifi: 2205 raste i’u drejtuan gjykatës për dhunë në familje gjatë vitit 2023

I ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News të moderatores Sonila Musai ishte avokati Eridi Sherifi i cili foli për rastet e dhunës që i drejtohen gjykatës.

Avokati tha se statistikat  tregojnë se vetëm gjatë vitit 2023 janë drejtuar gjykatës 2205 persona që janë dhunuar , shifër kjo alarmante.

Sipas tij institucionet duhet të kenë vëmendje të shtuar ndaj dhunës në familje.