Vajzat mësojnë më shumë/ Del analiza: Notat në vitin e tretë të njëjta me provimet e Maturës

Në analizën e Maturës së vitit të shkuar edhe një herë ka rezultuar se vajzat janë ato që kanë nota më të larta. Po ashtu në qytete duket se nxënësit mësojnë më shumë. Në krahasim me vitin 2015 vihet re se nota e marrë në gjimnaz është thuajse e njëjtë me atë në provimet e maturës

Në analizën e notave të vitit arsimor dhe të vlerësimeve në provimeve të arsimit ka rezultuar se rezultati për ccdo nxënës ka qenë thuajse i njëjtë.

Për Ministrinë e Arsimit një situatë e tillë tregon rritje të cilësisë së mësimdhënies.

Vajzat mësojnë më shumë/ Del analiza: Notat në vitin e

Në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi duket se kalueshmëria dhe notat janë më të larta.

Gjithsesi edhe Matematika ka shënuar rezultate thuajse të njëjta.

Djemtë janë ata me rezultate më të dobëta.

Ndërsa në qytete notat janë më të larta.

Në prezantimin e studimit u bë e ditur edhe renditja e shkollave më të mira si ato publike dhe private.