Kontrolle në disa banesa, policia shoqëron 8 persona, asnjë i arrestuar për vrasjen me snajper të Gëzim Sinomatit

Më shumë se 8 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës, pas kontrolleve në disa banesa të miratuara nga gjykata e këtij qyteti.

Konfirmohet se deri tani asnjë person nuk është arrestuar nga policia për ngjarjen konkrete, të vrasjes së Gëzim Sinomatit. Ndërsa shoqërimet e individëve me precedent penalë kanë ndodhur thuajse çdo mbrëmje.

Ngjarja në fjalë ka vënë në lëvizje dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili për dy ditë me radhë ka qëndruar me grupin e hetimit.

Sinomati u qëllua me snajper nga brenda një makine tip BMË, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në ballkonin e banesës së tij në Vlorë.

Viktima kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer nga Belgjika në Shqipëri, ndaj kundërshtarët e tij kishin marrë çdo masë të mundshme për realizimin e kësaj vrasje mafioze.

Brenda makinës së djegur u gjend arma e krimit dhe një bllok betoni që ka shërbyer si mbështetës për snajperin.