Aksident në Fier/ Makina përplas motorin, një person në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2024, 17:34
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Fier.
Mësohet se një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.
Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës artistike të qytetit.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
