VIDEO/ Aksident në Shkozet, shoferi i dehur përplas 4 makina dhe përfundon me mjetin e tij mbi rrethrrotullim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2024, 17:48
Një shofer i dehur në timon është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë pranë mbikalimit e Shkozetit.
Nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Sakaq personi i dehur është shoqëruar për më tepër, në vendngjarje janë duke u kryer procedurat përkatëse institucionale.
4 makina janë përplasur nga automjeti nën drejtimin e qytetarit të dehur, ndërkohë që vetëm makina e tij (makina e 5) ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-kënetës.
