Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykim në mungesë për Jemin Sheran, i dyshuari si porositësi i atentatit

Nis gjykimi në mungesë për Jemin Sheran i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias. Ngjarje e ndodhur në 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.

Gjykata relatori se Shera nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia. Në banesën e Jemin Sherës në Zallherr nuk ka pasur asnjë person.

Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesive nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij. Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata.

Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë te parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofias.

SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas ka krijuar Grupin Kriminal. Ata e kanë e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.

Prokuroria tha se ka 168 prova shkresore, kërkon 16 dëshmitarë dhe po ashtu 5 bashkëpandehurve, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skender Vathi, Leonard Xhixha dhe bashkëpunëtori i drejtësi Ernejt Shyti.

SPAK dorëzoi në gjykatë 3 aktekspertime telefonike të reja, që nuk ishin sjellë më herët në gjykatë.

Trupa gjykuese pranoi provat e SPAK ndërsa avokati i Jemin Sherës tha që do të bëjnë prapësime mbi provat e prokurorisë. Seanca e radhës u la në 26 Janar ora 12 ku do të dëgjohen nga gjykata 5 dëshmitarët e parë.

Për 4 të bashkëpandehurit SPAK ka kërkuar nga 30 vite burg ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ernejt Shyti ka kërkuar 7 vite. Vendimi ende nuk është dhënë sepse nuk kanë përfunduar mbrojtja.