Përplasen tre automjete në Dimal, raportohet për dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth 100 metër larg hyrjes së Rotondos së Dimalit, ku janë përplasur tre automjete.

Tre mjetet, të tipit Renault, Volswwagen dhe Audi  janë përplasur me njëra-tjetrën, duke qarkulluar në sense të kundërta.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë dy nga drejtuesit e mjeteve dhe makinat janë dëmtuar, ndërkohë që është bllokuar qarkullimi i makinave në krahun e majtë të këtij aksi nacional.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar efektivët e policisë rrugore, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar dhe një devijim i njërit prej mjeteve, në përpjekje për tu futur në një rrugë dytësore.